“Rage Bait”, fjalë e vitit 2025 sipas Oxford University Press
Oxford University Press (që botonte fjalorin e famshëm Oxford) ka zgjedhur fjalën “rage bait” si Fjalën e Vitit.
Kjo fjalë do të thotë përmbajtje online që bëhet me qëllim që të të nervozojë është provokuese.
Këto postime bëhen që njerëzit të zemërohen, të komentojnë, të debatojnë dhe kështu rritet shikueshmëria dhe klikimet. Pra është manipulim për të marrë më shumë klikime.
Është si clickbait, por në vend që të të bëjë kurioz, përpiqet të të acarojë.
Përdorimi i këtij termi është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit, sipas të dhënave gjuhësore të Oxford Dictionary, dhe zgjedhja e tij i bashkohet termave si “AI slop” dhe “parasocial” si Fjalë të Vitit 2025, që pasqyrojnë humorin dhe shqetësimet e zymta të këtij viti.
“Fakti që ekziston fjala rage bait dhe që ka parë një rritje kaq të madhe në përdorim tregon se jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për taktikat manipuluese që na tërheqin online”, thotë Casper Grathwohl, President i Oxford Language.
“Dikur interneti përqendrohej te kapja e vëmendjes sonë përmes kureshtjes, në këmbim të klikimeve, por tani kemi parë një zhvendosje të madhe drejt manipulimit të emocioneve tona dhe mënyrës si reagojmë.
Fjala e vitit të kaluar ishte “brain rot”, që i referohet përkeqësimit të gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, si rezultat i konsumimit të tepërt të materialeve të parëndësishme.
“Rage bait” i bashkohet fjalëve të tjera të vitit si “6-7” nga Dictionary.com, “vibe coding” nga Collins Dictionary, “parasocial” nga Cambridge Dictionary dhe “AI slop” nga Macquarie,(MAK-UORI) duke treguar se shqetësimet rreth ndikimit të rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale janë në qendër të vëmendjes.
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës