VIDEO/ Raketa balistike godet Tel Avivin, shpërthime të shumta në hapësirën ajrore mbi Doha
Në mbrëmjen e kësaj të shtune, shpërthime të shumta janë dëgjuar në qiellin mbi Doha, ndërsa përgjimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore janë parë dhe dëgjuar qartë mbi kryeqytetin e Katarit.
Ndërkohë, sirenat e alarmit kanë rënë në Tel Aviv, teksa mediat izraelite raportojnë për sulme me raketa nga Irani. Channel 12 njofton për një shpërthim të fuqishëm në Izraelin qendror, ndërsa gazeta Israel Hayom raporton se një raketë ka rënë në Tel Aviv.
Sipas raportimeve nga terreni, gjatë gjithë ditës janë regjistruar shpërthime, por vala e fundit konsiderohet si më e zhurmshmja deri më tani. Korrespondentët raportojnë se midis 15 dhe 20 shpërthime të ndara janë dëgjuar në hapësirën ajrore mbi Doha. Sipas Al Jazeera, mbi një duzinë shpërthimesh janë regjistruar në kryeqytetin e Katarit.
Shpërthime dhe përgjime janë raportuar gjithashtu në minutat e fundit mbi baza amerikane në Bahrein, Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)