Raketa shpërthen në ajër, Musk humb miliarda dollarë për 24-orë

21 Prill 2023 | 15:15

Raketa “Starship” e kompanisë “SpaceX”, pas një shkëputjeje të suksesshme nga toka, shpërtheu në ajër për motive që duhen ende të identifikohen.

Sidoqoftë, inxhinierët e kompanisë e konsideruan testin një sukses. “Edhe pse testi nuk rezultoi ashtu siç shpresonim, raketa kaloi një shpërbërje të shpejtë nga pjesët e panevojshme të saj”, thuhet në një komunikatë.

Pronari i “SpaceX”, miliarderi Elon Musk uroi ekipin e kompanisë së tij pas nisjes së raketës “Starship”, më e madhja në botë, dhe premtoi një tetst të ri brenda pak muajsh.

“Urime ekipeve të “SpaceX” për testin e parë fantastik! Mësuam shumë për t’u përgatitur për testin e ri brenda pak muajsh”, tha ai në Twitter.

Testi në fjalë ishte përpjekja e dytë për të dërguar në hapësirë raketën “Starship”, e projektuar për të transportuar njerëzit në orbitën e Tokës, në Hënë dhe Mars.

Fillimisht, kompanisë iu desh të anulonte mbajtjen e testit të hënën e kaluar pasi teknikët zbuluan se një valvë presioni kishte ngrirë.

Dështimi i Starship ka bërë që Musk të humbasë 12.6 miliardë dollarë në vetëm 24 orë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026