Raketat ruse godasin bllokun e banimit në Ukrainën Lindore, 15 viktima

10 Korrik 2022 | 15:32

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në qytetin Chasiv Yar në Ukrainën Lindore, pasi raketat ruse goditën një bllok banimi.

Numri i viktimave u konfirmua nga një zyrtar ukrainas i shërbimeve të urgjencës, teska mendohet që nën rrënoja të ketë persona të tjerë të pajetë, shkruan CNN.

Njëra pjesë e ndërtesës 5-katëshe u copëtua, ndërsa guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko tha se shkatërrimi erdhi si pasojë e sulmeve nga forcat ruse.

Një nga të mbijetuarat tha se vrapoi drejt e në bodrum, pas goditjes së parë, që më pas u pasua edhe nga dy të tjera.

Raketat ruse shkaktuan në 24 orët e fundit dëme të konsiderueshme në një seri qytetesh dhe fshatrash në lindje dhe jug të Ukrainës.

Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen.

Kremlini ka kërkuar më parë që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve të Francës që të mos u besojnë parashikimeve të sondazheve që nxjerrin Marine Le Pen si...
18:05 | 17/07/2026

Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha se një hetim është nisur për marrëdhëniet e ish-ministrit të Jashtëm Peter Szijjarto me Rusinë, por nuk pranoi të zbulonte...
17:57 | 17/07/2026

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026