Ralf Gjoni: PS dhe PD kanë pakt të fshehtë për të mos humbur pushtetin
Deputeti Ralf Gjoni i konsideron të panevojshme të gjitha diskutimet që po bëhen mbi reformën zgjedhore pasi sipas tij Shqipëria ka nevojë për një sistem kombëtar proporcional me lista plotësisht të hapura. Ndërkohë ai akuzon partitë tradicionale për pak të fshehtë për të ruajtur sistemin e vjetër.
“Shqipëria duhet të ketë vetëm një zonë elektorale dhe lista plotësisht të hapura. Kushtetuta e ndalon mbylljen e listave, ajo që druaj që është dhe se ndodhur një shkelje syri për të mos zbatuar ndryshimet kushtetuese. Me propozimin e fundit të PS zhbëhet ajo që u bë në korrik me ndryshimet kushtetuese”, tha z. Gjoni.
“Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se çfarë është duke ndodhur, PS dhe PD janë në unison të plotë. Këta kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe hapja e listave. Shqiptarët nuk duan që të vazhdojmë më me dy parti e gjysmë. As PS, as PD dhe as LSI nuk ofrojnë më shpresë dhe e vetmja mënyrë për të ruajtur pushtetin është duke ruajtur sistemin”, shtoi deputeti i opozitës parlamentare.
Ralf Gjoni shkon dhe më tej duke cilësuar një spektakël gjithçka që ndodh në Këshillin Politik, ku sipas tij anëtarët janë aktorë dhe kukulla të kontrolluara nga lart.
Sipas tij, për vendin tonë sistemi më i mirë zgjedhor do të ishte një sistem proporcional kombëtar pasi kështu do të eliminoheshin “të fortët” që sigurojnë vota për partitë kryesore në vend.
“Ne e pamë se çfarë ndodhur me listat e mbyllura, u kriminalizua parlamenti. Proporcional kombëtar me lista të hapura, kombinimi që sjell largimin e të fortëve nga politika. Tani duan që të hënën të kalojnë ndryshime që na kthejnë në sistemin e vjetër. Jemi një vend i vogël nuk ka vend për sistem spanjoll. Kemi nevojë për qeveri efikase dhe Parlament sa më profesionist. E duan rajonal se duan të bëjnë pisllëqe përmes të fortëve në zona”, shtoi z. Gjoni.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 19:59 Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune