Rama: Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve

22 Prill 2026 | 19:33

Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit Ekonimik në Delphit ka folur lidhur me çështjen e Fredi Belerit. Rama tha se kjo çështje krijoi vështirësi mes palëve por sipas tij marrëdhënia me homologun Mitsotakis u ruajt me respekt.

Ai tha se ambicia e përbashkët është që deri në fund të vitit të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.

“Po pse duhet t’i kthehemi, është i lumtur është eurodeputet. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është çuar në paraburgim do ta kishte ëndërr, por vazhdojnë të jenë në burg. Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik.

Dhe jam përpjekur t’ia shpjegoj mikut tim të dashur Qirjakos që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi që po bëhet një problem. Mund ta ndaj me ju, nuk jam krenar për këtë, por gjyqësori është i pavarur dhe ne duhet të merremi me këtë me durim. Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë gjyq”, tha ai.

“Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, dhe kjo ishte një pasojë e padyshimtë. Kemi qenë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, e respektoj për këtë.

Vendosëm që mos t’i lëmë dy vendet tona të përpihen nga këto lloj zënkash, se ndodhi diçka këtu apo atje. Duhet të zgjidhim të gjitha çështjet njëherë e mirë mes nesh. Ambicia jonë është që vjeshtën e ardhshme të kemi dakordësi për të gjitha çështjet. Jemi shumë besimplotë, për ne nuk ka asnjë problem. Kemi çështjen e pazgjidhur të ligjit të luftës.

Aseti i madh për ne është pakica greke dhe aseti për ju janë qytetarët shqiptarë që janë shumë dhe janë të integruar”, shtoi ai.

https://euronews.al/gjykimi-i-krereve-te-uck-se-ne-hage-rama-fola-me-trumpin-nuk-kam-marre-pergjigje-akoma/
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026