Rama prezanton paketë sociale për rritjen e çmimeve

12 Mars 2022 | 14:27

Kryeministri Rama thotë se do të prezantojë një paketë të “rezistencës sociale”, për të përballuar çmimet që janë rritur ditët e fundit.

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës ka bërë që qytetarët të reagojnë me protesta për disa ditë me radhë, protesta masive që kanë mbledhur mijëra qytetarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Deri më tani qeveria Rama nuk ka prezantuar ndonjë paketë për mbështetje sociale për të përballuar këtë rritje të çmimeve, siç kanë bërë shtete fqinje si Greqia, apo Kosova.

Rama i quajti “pakicë” qytetarët që prej ditësh po protestojnë.

Paraditën e të shtunës, megjithatë, bulevardi kryesor i Tiranës u mbush me mijëra qytetarë që ngritën zërin, pasi me rritjen e çmimeve dhe me të ardhurat e ulëta nuk përballojnë dot jetesën minimale.

Paketën “rezistencës sociale”, Rama pritet ta prezantojë të shtunën në orën 15:00, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026