Rama fajëson qeverisjen e PD për pensionet: Skemat e pensioneve ngrihen me shekuj

30 Dhjetor 2024 | 12:17

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të hënë konferencën e fundvitit me gazetarët, ku u ndal dhe te skema e pensioneve. Shefi i qeverisë fajësoi qeverinë e Partisë Demokratike për pensionet e ulëta, duke thënë se skemat e pensioneve ndërtohen me shekuj në shtetet e zhvilluara.

Ai tha se personat që dalin në pension pas 2013-ës, përfitojnë pension më të madh se ata që kanë dalë në pension para reformës së bërë nga qeveria e tij.

Sipas tij, reforma që po konceptohet do të bëhet me qëllimin që të zbusë diferencën e krijuar.

Ai theksoi se për të mos rrezikuar skemën e pensioneve, qeveria ka vendosur të përdorë bonuset për të ndihmuar pensionistët.

“Reforma që ne po konceptojmë do të duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Jo që është bërë me pensionistët nga pikëpamja e padrejtësisë, e pabesisë, dhe nga pikëpamja e brutalitetit të dritëshkurtësisë është e ngjashme me atë që është bërë me Piramidat, por me efekt në kohë dhe në formën e stresit mbi të gjithë ata që janë viktimë e asaj. Të thuash që ju keni 11 vjet në qeveri dhe do thoni akoma ata, patjetër do themi ata, pasi sistemet e pensioneve ngrihen me shekuj dhe sistemet e pensioneve të ngritura së prapthi në çerek shekulli nuk mund të korigjohen dhe të kthehen së mbari për të gjithë është e pamundur. Prandaj bonuset janë një mundësi që pa prishur skemën dhe pa i hyrë në hak fëmijëve dhe pa i hapur të gjithë shqiptarëve një gropë si ajo e Sudes dhe Vehbiut, të mund t’i ëmbëlsojmë pensionistët.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026