Rama flet për marrëdhënien me të atin, ku përplaseshin?

23 Shtator 2022 | 20:53

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.

Ai foli ndër të tjera dhe për marrëdhënien me të atin, një skulptor skulptor i realizmit socialist, i cili studioi në Moskë, u kthye në Shqipëri dhe bëri skulptura të heronjve socialistë.

Kryeministri u shpreh se i ati ishte një zyrtar i regjimit. Ai komentoi skulpturat e tij duke theksuar se nga ana profesionale meritojnë respekt, por që nga ana ideologjike dhe metoda e përdorur Rama pozicionohej plotësisht kundër.

“Me babanë kam pasur një marrëdhënie të fortë, por edhe me ndikim të madh. Unë nuk pëlqeja gjërat që bënte ai dhe ai nuk donte që unë të bëja gjërat që bëja sepse kishte frikë se do të përfundoja keq. Por, unë e vlerësoj shumë këtë marrëdhënie sepse ai ishte njeri liberal. Asnjëherë nuk u përpoq të më impononte ndonjë gjë, që unë të bëja ndonjë gjë,” – u shpreh kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026