Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

17 Maj 2025 | 10:37

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rama theksoi se ka pasur biseda me Macron për mundësinë e përfshirjes së Francës në këtë projekt dhe se do të shqyrtohen më tutje mundësitë për realizimin e këtij synimi.

“Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.

Ai po ashtu theksoi se Franca është e angazhuar për të mbështetur projekte të tjera në Shqipëri që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm.

Rama shtoi se një tjetër fushë e rëndësishme e bashkëpunimit është administrimi i ujërave, duke theksuar se Franca është një lider në këtë fushë, me eksperiencë dhe kompani që operojnë në të gjithë botën. Ai gjithashtu theksoi se për mbetjet, Shqipëria po punon për të pasur një plan të përgjithshëm të bazuar në hapa konkretë dhe strategji, pasi ky është një kapitull i rëndësishëm në negociatat me BE-në.

Në vijim, kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria e ndjen Francën shumë afër në procesin e saj të anëtarësimit në BE, dhe se rajoni ka fituar një mbështetës të fortë dhe besnik në të gjitha proceset transformuese.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026