Rama: I dimë ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”
9 Mars 2026 |
11:47
Gjatë mbledhjes së Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama u ndal te projekti i “Porto Romanos”, duke e përshkruar ndërtimin e portit të ri si një nga proceset më të ndërlikuara. Ai theksoi se projekti ka shkaktuar xhelozi dhe armiqësi nga disa vende të tjera dhe u shpreh me një paralajmërim të qartë ndaj atyre që po përpiqen ta bllokojnë.
“Nuk dua të flas më shumë, por diçka po e them. Ata që e luftojnë projektin dhe nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta bllokojnë, ne e dimë kush janë. Dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja”, tha Rama.
Lajme të Sugjeruara
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit