Rama inspekton aksin Librazhd-Prrenjas: U bë një manipulim dhe perversitet i madh
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka inspektuar punimet në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka patur një rrëshqitje në gjatësi 150 m. Rama zhvilloi një takim pune me drejtuesit e kompanisë që po kryen punimet në këtë zonë kritike.
Aksi tashmë është stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Koridorit VIII. Ai theksoi se raportimet se rruga u shemb nga punimet është manipulim dhe perversitet i madh,
“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet është një manipulim i madh një perversitet të madh. Këtu jemi në aksin e ri. Akset e reja janë ato që kalojnë deri këtu.
Ajo që është kriminale në raport me publikun dhe një gjë që kam mësuar gjatë viteve është se kur ka zhurmë të madhe të kësaj natyre duhet të presësh të bjerë fryerja e madhe për të adresuar shkaqet sepse nuk të dëgjon njeri.
Është plagë e kësaj natyre mjafton ta shohësh edhe e kupton se nuk ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar nga paaftësia.
Kthehet në një burim helmimi të vazhdueshëm të opinionit publik. Jemi në vendin më strategjik të vendit, mbrojtja lumore është e standarteve më të larta dhe puna vazhdon dhe në një proces pune vazhdon e papritura.
Është fatkeqësi që ndodh për shkak të mbingarkesës. Ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë dhe me llum nga të gjitha llojet e drejtimeve”, tha tha ai ndër të tjera.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit