Rama konfirmon ndryshimet në qeveri
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përmes një mesazhi në facebook, se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Ai bën me dije se këto ndryshime do të prezantohen gjatë fjalës së tij në Asamble dhe më pas do ti paraqiten ditën e nesërme Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Shefi i qeverisë njofton gjithashtu se gjatë punimeve të mbledhjes së Asamblesë do të bëhet dhe paraqitja e propozimve të Sekretariatit të ri Ekzekutiv të PS-së.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim