Rama kthehet në Athinë për votën e diasporës, zbulohet data e takimit të tretë

18 Mars 2025 | 19:50

Edi Rama kthehet në Greqi këtë herë për t’u takuar më shqiptarët e Kretës. Të shtunën e 29 marsit kryesocialisti do të zhvillojë takimin e tretë me diasporën në shtetin fqinj pas atij në Athinë dhe Selanik.

Pak javë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore, ajo do të zhvendoset edhe në “Diasporë” e kryesisht në ato shtete ku numri i shqiptarëve të regjistruar për të votuar nga aty ku jetojnë është i lartë.

Greqia dhe Italia kryesojnë dhe sipas të dhënave të KQZ-së numri më i madh i të regjistruarve janë në qarkun e Tiranës.

Vota e Diasporës është cilësuar nga Partia Socialiste si tejet e rëndësishme për garën e 11 majit, ku Edi Rama synon mandatin e katërt dhe veçmas në kryeqytet aty ku gara është më e fortë.

Vetëm për bashkinë e Tiranës, socialistët kanë identifikuar dhe po aq janë siguruar se janë regjistruar 41 mijë e 31 shqiptarë me vendbanim jashtë vendit, të gjithë votues potencial të Partisë Socialiste.

Sipas kësaj tabelë të siguruar nga Euronews Albania, njësia numër gjashtë ose e Kombinatit ku i angazhuar është ministri Blendi Gonxhja mban rekordin me 5433 regjistrime.

E dyta është njësia pesë ndryshe si bastioni i të majtës në kryeqytet renditet e dyta  me 5068 regjistrime. Mes të angazhuarve në këtë zonë është edhe Erion Braçe.

Të tretët janë ministrat Ervin Hoxha dhe Adea Pirdeni në njësinë numër një me 4952 regjistrime.

Ajo që bie në sy është se planin 100 për qind e ka përmbushur njësia numër një, pra të gjithë shqiptarët më banim jashtë që janë identifikuar nga ekipi i kësaj njësie janë regjistruar për zgjedhjet e 11 maji.

Nga 27 zonat elektorale të Tiranës e fundit rendit ajo e Shëngjergjit dhe kjo jo për faj të deputetëve të angazhuar por për shkak të numrit të ulët të popullatës.

Kjo ishte vetëm bashkia Tiranë, njëjtë Partia Socialiste ka vepruar edhe për 60 bashkitë e tjerë, ku “Diaspora” është identifikuar sipas njësive administrative, të gjithë votues të mundshëm të partisë në pushtet.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026