Rama kthehet në Tiranë pas kongresit “frymëzues” në Berlin
Një kongres frymëzues, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, kongresin e Berlinit, ndërsa konfirmoi se po kthehet në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisin javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë.
“Të bashkuar jo të ndarë për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë,” – shkroi Rama.
Në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Europain për standard të dyfishtë.
Rama nënvizoi se po Bashkimi Europian po merr nga vendet e varfra vetëm njerëz të kualifikuar, por sipas tij nuk mund të funksionojë vetëm në këtë formë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun