Rama mbërrin në Beograd për “Ballkanin e Hapur”, pritet nga kryeministrja serbe
Delegacioni shqiptar ka mbërritur në Serbi për të marrë pjesë në samitin e “Open Ballkan”. Kryeministri Edi Rama është pritur në aeroport nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç.
Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që do mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.
Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.
Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj nisme. Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
‘The Albanian Files’! Berisha: Projektet janë të porositura me orientimin e Edi Ramës, janë miratuar prej tij
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 16:27 Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para