Rama me nxënësit ekselentë: Jeni shembujt pozitiv dhe motivues

23 Dhjetor 2025 | 14:26

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të nxënësve ekselentë, ku ndau medaljet e arta për arritjet e tyre në arsim. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e shembullit dhe vlerësimit të përpjekjes si një nxitje për shoqërinë në tërësi.

“Nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju”, u shpreh Rama, duke shtuar se shembujt pozitivë janë thelbësorë për të motivuar njerëzit, pavarësisht moshës apo statusit.

Ai solli edhe një krahasim të thjeshtë për fuqinë e shembullit:

“Shembulli i një fqinji që mbjell lule dhe bën që oborri i tij të duket bukur, na nxit që dhe ne të mbjellim lule dhe të bëjmë të bukur oborrin tonë”.

Kryeministri ndau gjithashtu reflektime personale gjatë momentit të firmosjes së certifikatave, duke theksuar realitetet e ndryshme nga të cilat vijnë nxënësit.

“Ndjej kënaqësi kur më duhet të firmos certifikatat, pasi mundohem të marr me mend jetën tuaj, familjet, se sa shumë prej jush jetoni në familje të zakonshme, ose patjetër disa prej jush jetojnë në familje që kanë vështirësi reale për të arritur fundin e muajit”, tha Rama.

Duke vlerësuar këmbënguljen e nxënësve për të vijuar shkollimin pavarësisht sfidave, ai theksoi se suksesi i tyre vjen nga zgjedhja për të mos kërkuar justifikime. “I keni justifikimet edhe për të mos shkuar në shkollë fare, por dallimi i madh që bëni ju është ky, që nuk shkoni në kërkim të justifikimeve, por suksesit”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim, Rama i falënderoi nxënësit për frymëzimin që, sipas tij, ata japin jo vetëm për shoqërinë, por edhe për të personalisht:

“Ju jeni shembull frymëzues edhe për mua personalisht dhe ju falënderoj”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026