Rama ndryshon qëndrim për Kosovën, Çipa: Shqipëria s’mund të ketë pozicion neutral
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Shqipëria nuk ka dalë në mbështeje të deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel më 19 shtator.
Gazetari Aleksandër Çipa tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipërisë i takon të jetë në një pozicion të përcaktuar dhe jo neutral. Diçka e tillë duhej bërë që prej fillimit sepse këtë ja imponon përkatësia dhe identiteti. Kujtojmë se kjo është hera e parë që Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
“Raporti i Shqipërisë me Kosovën nuk është një raport si shtetet e tjera të Bashkimit Europian apo aq më tepër edhe të hapësirës së Ballkanit Perëndimor. Është një raport i cili lidhet me përkatësinë tonë kombëtare dhe me një bashkësim të historisë së më shumë se 100 viteve. Në këtë këndvështrim gjithmonë do të duhej që Shqipëria të mos preferonte një pozicion asnjanës ose neutral, por të kishte një pozicion të angazhuar dhe të përcaktuar sepse këtë ja imponon përkatësia, identiteti dhe qenia në hisen e hapësirës kombëtare shqiptare.
Ndërsa në planin diplomatik, mendoj që kryeministri, edhe në momentin e sotëm nuk është i vonuar, por përkundrazi kjo duhet bashkëshoqëruar me gjithë ndërhyrjen dhe kapacitetet që disponon diplomacia institucionale shqiptare për të solidarizuar vende të tjera të Bashkimit Europian me një qëndrim më realist dhe më drejt-qëndrues në raport me atë që ndodhi në zonën e Kosovës veriore,” – u shpreh Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve