Rama në Dibër: PS ka marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Dibër me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku foli për fitoren në zgjedhje, marrëdhënien e partisë me interesin kombëtar si dhe rolin e socialistëve në mbështetje të UÇK-së.
Rama kujtoi gjithashtu debatet politike të fushatës dhe akuzat ndër vite ndaj Partisë Socialiste, duke theksuar se sipas tij, kjo forcë politike ka qëndruar gjithmonë në anën e interesave kombëtare.
“Jam sot këtu, pasi kemi patur dy takime të paharrueshme, njëri përpara e tjetri pas zgjedhjeve.
Më kujtohet ai i pari, që u bë një takim shumë popullor dhe shumë i përfolur në të gjitha pasqyrat mediatike për punën e çyrykëve, edhe unë nuk e kisha pritur që faktikisht gjithë çyrykët do provokoheshin, duke u hedhur përpjetë e të thonin: nuk jemi çyrykë e jemi burra, e burrat e mençëm shkuan pas grave në kutitë e votimit dhe sollën fitoren e madhe të PS-së.
Sot në 35 vite ajo ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme. PS ka marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. PS dhe lideri i saj historik Nano bombardoheshin nga 4 anët sikur ishte i lidhur me Serbinë. Kjo parti ka qenë ajo që ka mbështetur hapur UÇK, ndryshe nga ata që natën furnizonin me naftë makinerinë vrastare të Millosheviçit. PS është kritikuar edhe nga vetë militantët sopcialistë pse ka qenë i butë, ne kemi qëndruar edhe në errësirë”, u shpreh Rama
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore