Rama nga Asambleja e PS: Për çdo ditë që çmimi i naftës do të shkojë mbi 220 lekë, do të ulim akcizën me 20%
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, tha se është marrë një vendim që çdo ditë, nëse çmimi i karburanteve do të kalojë tavanin prej 220 lekë, do të ketë menjëherë një ulje me 20% të akcizës së naftës.
Kreu i qeverisë theksoi se vendi është në kushtet ku ka një deficit nën kontroll, gjithashtu të ulët.
“Çdo krizë, sado larg nesh të projektohet, ndikon edhe tek ne, dhe e kam fjalën për atë që po shfaqet ditët e fundit si impakt i konfliktit që SHBA dhe Izraeli i kanë hapur regjimit në Teheran.
Një impakt që ndihet në të gjitha pikat e furnizimit me naftë dhe benzinë.
Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet që të rritet edhe më tej. Për këtë, ne kemi vënë në lëvizje Bordin e Transparencës, që e kemi përdorur edhe më parë, dhe kemi marrë edhe një vendim që çdo ditë, nëse çmimi kalon 220 lekë, do të ketë një ulje me 20% të akcizës së naftës.
Jemi në kushte ku kemi një borxh dhe një deficit nën kontroll, por edhe goxha të ulët, dhe kemi hapësirë të mos lëmë askënd vetëm, sidomos ata që kanë nevojë”, u shpreh Rama.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve