Rama nga Dibra: Misioni i PS është për të ulur Shqipërinë në tryezën e përbashkët të Europës

25 Prill 2026 | 15:07

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka zhvilluar një mbledhje me asamblenë e PS-së në Dibër. Rama gjatë fjalës së tij ka folur lidhur me Rrugën e Arbrit teksa theksoi se nuk ështe më një premtim por tashmë është realizuar dhe po jep fryte.

Ai e cilësoi Dibrën si jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Ndër të tjera ai foli për anëtarësimin në BE, teksa u shpreh se misioni i PS për të çuar Shqipërinë, në drejtimin e duhur.

“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cilat kanë të gjitha vlerën e tyre. Dua t’ju them që 3 mandatet fituese të këtij qarku, janë 3 mandate që shkëlqejnë jo thjesht si 3 mandate, po për rezultatin që përfaqësojnë, një rezultat spektakolar. Rruga e Arbrit, nuk është më projekt apo premtim, por vepër që i takon mandatit që lamë pas.

Sot, janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka, kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi, sot janë rritur. Kam besim se këto vite, do jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone.

Jam i bindur se një tendencë do shfaqet edhe këtu. Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim. Misioni ynë kombëtar si socialistë, që është misioni për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Europës, janë në fazën finale. Punët e Shqipërisë po shkojnë në drejtim të duhur. Po fillojnë të japin kontribut.

Ky është misioni i PS për të çuar Shqipërinë, në drejtimin e duhur. Kjo është fazë që kërkon kuptim të drejtë për atë se çka na pret. Ndaj është e rëndësishme që të futemi te dera e Europës, të bekuar apo mallkuar, siç do te jetë atë ditë. Tani është një afat i prekshëm me sy dhe të mos ketë siguri ushqimore dhe të ketë produkte që janë pa standarde.

Kjo kërkon angazhim dhe siguri të madhe nga të gjithë. Ne jemi në kushtet ku si PS kemi forcuar forcën tonë, jemi hegjemone, pasi vetëm PS mund ta kryejë këtë mision kombëtar. Asnjë forcë tjetër pseudopoitike se ka kapacitetin ta bëjë këtë nëse se bën PS. Duhet të refuzoni baltën dhe llumin që ngrihet çdo ditë e natë kundër nesh. Duhet të jeni gati për t’i kthyer përgjigje atyre helmeve që vinë dhe shpërndahen në ajër, përmes çdo tenxhereje”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026