Rama nga Elbasani: Futja në BE na sjell buxhet ekstra, do 4-fishohen investimet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të premte me të rinjtë në Elbasan. Qëllimi kryesor ishte prezantimi i kandidatëve për qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Fokusi kryesor i fjalimit të kryeminstrit ishte mbi zhvillimin që Shqipëria do të pësoj në momentin që do hyjë në Bashkimi Evropian. Ai thekson se do të ketë mjaft lehtësira në jetën e çdo qytetari dhe BE do të na japë çdo vit një buxhet ekstra.
“Pasaporta e BE-së ka një vlerë të madhe sidomos për brezin e të rinjve. Studimet mund ti kryeni ku të doni dhe siç vendosni në Shqipri, mund të vendosni edhe për shtete të tjera se ku doni te studioni. Nuk jeni studentë të huaj që paguani tarifa të larta. Mund të aplikoni nga shpia për një vend pune brenda perimeterit të BE-së.
Me atë pasaportë, nëse keni nevojë për kujdes shëndetësor, falë kartës së rrjetit shëndetësor të BE-së, mund të hyni në çdo derë dhe shërbehesh njësoj si qytetarët e vendit. Këto janë lehtësira që sot nuk ti jep pasaporta shqiptare.
Ky është një ndryshim epokal. Futja në BE, na jep mundësinë që të kemi një buxhet ekstra. Kemi bërë shumë investime të cilat do të katëfishohen, sepse BE do na japë çdo vit një buhet ekstra”, tha Rama nga Elbasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet