Rama nga Lezha: Shqipëria do të integrohet në BE brenda vitit 2030

8 Prill 2026 | 16:35

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, në Lezhë, tha se Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

Kreu i qeverisë tha se kapitujt e negociatave janë hapur në kohë rekord dhe pritet të përfundojnë në vitin 2027. Pas kësaj, sipas tij mbeten rreth dy vite kohë për të marrë miratimin nga të 27 vendet anëtare, dhe nëse edhe një vend thotë jo, integrimi i Shqipërisë në BE bëhet i pamundur.

“E vërteta është që ne i kemi hapur kapitujt e negociatave në një kohë rekord, që ka ardhur edhe si rezultat i punës tonë dhe rezultatit të punës së tyre.

Kjo duhet të jetë një fushatë për të folur me të gjithë socialistët dhe me të gjithë mbështetësit tanë kudo ku ndodhen. Kur unë thoja që do integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin është gënjeshtër. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Evropian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri, me një ambicie të madhe dhe plan ambicioz që përfundon në vitin 2027. Pastaj, pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth 2 vite për të marrë miratimet në Parlamentet e vendeve anëtare.

Në këtë fazë janë 27 vende anëtare, sepse aty duhet të thonë të gjithë po. Nëse vetëm një vend thotë jo, atëherë integrimi në BE është i pamundur. Ne kemi bërë pjesën tonë dhe janë bashkuar edhe yjet e fatit tonë. Nuk duhet të presim që dera e hapur e BE-së do rrijë hapur dhe do na presë ne. Dera është e hapur dhe ne duhet të hyjmë brenda”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026