Rama: Njohja e patentave në Gjermani falë reformave në shërbimin e transportit

12 Prill 2022 | 11:18

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar njohjen e patentave shqiptare në Gjermani, si një besueshmëri të autoriteteve gjermane ndaj atyre shqiptare, falë transformimit të ndodhur në vendit tonë në sektorin e shërbimit të transportit.

Në një konferencë me gazetarët në Berlin, Rama u shpreh Gjermania ishte skeptike në fillim, por pasi inspektorët e Ministrisë gjermane të Transportit erdhën në Tiranë, ndryshuan opinion dhe panë transformimin e kryer.

“Është domethënëes për faktin e një transformimi të madh që ka ndodhur në Shqipëri, pasi njohja e patentës lidhet me të gjitha procesin e nxjerrjes së një patente, pra me besueshmërinë e procesit. Kur ne e kemi ngritur këtë çështje në fillim, pala gjermane ka qenë shumë skeptike sepse e njihte shumë mirë realitetin në Shqipëri. Por, kur inspektorët e Ministrisë së Transportit të Gjermanisë kanë ardhur në Tiranë, kanë ndryshuar opinon duke parë se çfarë transformimi ka ndodhur në të gjithë strukturën e shërbimit të tramsportit. Kemi marrë komplimente nga pala gjermane sepse kemi krijuar një system ultra modernt në shërbimet e transportit”, tha kreu i qeverisë.

Rama nënvizoi se njohja e patentave në Gjermani është një lloj çertifikate e rëndësishme përsa i përket procesit të shtetformimit, shtetndërtimit dhe shtetfunksionimit në këtë sektor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026