Rama për marrëveshjen 6 mld dollarëshe: Historia sot është krejt ndryshe

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Prill 2026 | 14:44

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka folur nga ambientet e Kryeministrisë lidhur me marrëveshjen e firmosur mes qeverisë shqiptare nëpërmjet ALBGAZ, Venture Global, një kompani me aktivitet në gazin natyror të lëngshëm të prodhuar në Amerikë, dhe Aktor LNG, një kompani greke me përvojë në këtë sektor. Rama tha se kompania shqiptare ishte në buzë të falimentit dhe mbahej nga subvencionet.

“Ka qenë dikur, njëherë e një kohë, një moment në jetën tonë kur energjia ishte thjesht furnizim për të mbajtur dritat ndezur sa më shumë të ishte e mundur në qarkun e 24 orëve. Jetojmë në një vend ku një dekadë më parë, gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër. Kompania jonë e shpërndarjes energjetike deri një dekadë më parë ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë nga subvencionet qeveritare.

Sot, historia është krejt ndryshe. Energjia përcakton fuqinë tonë ekonomike dhe ambicien tonë për vendin që zëmë në këtë rajon dhe Europë. Shqipëria ka zgjedhur të kalojë nëpër një proces të dhimbshëm energjetik dhe në kohën që flasim nuk ka më padrejtësi në sistem, gjithsecili paguan atë që konsumon”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026