Rama përgjigjet në “Ilva Now” për ngjarjen në Kavajë: Ishte zënkë ordinere, Basha tregoi se është bedel i Berishës
Kryeministri, Edi Rama gjatë intervistës në “Ilva Now” komentoi mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Kavajë ku pati një plagosje brenda zyrës elektorale të PD-së, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të shfrytëzojë një ngjarje banale për të përfituar.
“Ngjarja në Kavajë ishte zënkë ordinere dhe nuk kishte asnjë lidhje me asnjë komponentë të fushatës elektorale dhe u shfrytëzua direkt nga PD siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë herë nuk ishte Sali Berisha, por Lulzim Basha që është një kukull dhe pastaj doli dhe Ilir Meta që foli si prokuror”, tha z. Rama.
Kryeministri shtoi më tej se situatat e tensionuara po krijohen kryesisht nga LSI që sipas tij do të marrë një rezultat shumë të dobët në zgjedhjet e 25 prillit.
Rolin e Bashës në këto zgjedhje por edhe si lider të opozitës, z. Rama e cilësoi “bedel”, një term që në gjuhën shqipe përdoret për të treguar atë që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese.
“Të marrësh përsipër që të përdorësh atë incident banal për të ngritur tymnajë që këtu po bëhet luftë kundër opozitës është thjesht një bedel i Sali Berishës, që e ka bërë gjithë jetën këtë punë që nga bomba te Vefa, deri tek vrasja e Azem Hajdarit dhe deri tek gjërat më banale që i ka kthyer gjithmonë në gjera politike. Ku është risia këtu, ku është njeriu i ndryshimit”, deklaroi z. Rama.
I pyetur nga gazetarja Ilva Tare për fenomenin e blerjes së votës, kryeministri Rama tha se përkundrejt opinionit të krijuar, kjo dukuri është ndëshkuar fort.
“Janë dënuar 20 persona dhe çuditërisht shumica nuk janë ë PS. Ky fenomen është ndëshkuar shumë fort, të tjerat janë llafe”, tha ai.
Ndonëse znj. Tare i përmendi se tre nga kandidatët e PS në Qarkun e Durrësit janë të përfshirë në përgjimet për dosjen 339, z. Rama i cilësoi “fjalë të nxjerra nga konteksti” duke shtuar se “i vetmi institucion që ka të drejtë të merret është prokuroria”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta