Rama: PS ka peshën e integrimit në BE, duhet t’i fitojmë të gjitha bashkitë e Durrësit

9 Prill 2026 | 17:53

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Durrës në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”. Rama ka thënë se sipas tij Partia Socialiste ka përgjegjësinë për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit dhe nga ana tjetër tha se do duhet të fitohen të gjitha bashkitë e Durrësit në zgjedhjet vendore

“Sot kemi një moment të historisë ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve ku të mëdhenjtë që na duhen i kemi me vete, kur duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër, për ta pozicionuar Shqipërinë nga ana e Evropës politikisht dhe jo vetëm gjeologjikisht. Dikur ju thoja se na duhet një mandat më i fortë për ta bërë realitet objektivin historik të Shqipërisë për integrimin në BE. Nuk duhet ta lëmë derën të mbyllet, duhet të konfirmojmë PS në zgjedhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike jo thjesht vendore. Për zgjedhjet e ardhshme vendore, kemi të gjithë arsyen të besojmë se kemi mundësi të fitojmë të 3 bashki duke filluar nga Durrësi. Sot kemi një moment të historisë ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve ku të mëdhenjtë që na duhen i kemi me vete, kur duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër, për ta pozicionuar nga ana e Evropës politikisht dhe jo vetëm gjeologjikisht. Dikur ju thoja se na duhet një mandat më i fortë për ta bërë realitet objektivin historik të Shqipërisë për integrimin në BE. Nuk duhet ta lëmë derën të mbyllet, duhet të konfirmojmë PS në zgjedhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike jo thjesht vendore. Duhet që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashur që të na bjerë në kurriz një gur kaq i madh për ta vendosur në majë duke e vulosur prezencën e Shqipërisë në BE. Kështu e ka sjellë rrota e historisë ne duhet ta bëjmë atë që na kërkohet. Duhet ta kapim trenin e historisë patjetër.-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026