Rama reagon pas publikimit të udhëtimeve të tij nga hakerat

27 Tetor 2022 | 21:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hyrje-daljeve të tij nga hakerat në faqen Homeland Justice.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se avioni që ai përdor në udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë, dhe se shpenzimet janë brenda buxhetit të qeverisë.

“Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!” shkruan mes të tjerash kryeministri.

Hakerat publikuan të enjten të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e radhës në faqen ‘Homeland Justice’ u publikuan hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë. Materiali i publikuar ishte shoqëruar edhe me një mesazh:

“Zoti kryeministër i Shqipërisë, a i keni treguar popullit tuaj se taksat që ata paguajnë përdoren për të strehuar terroristët e MEK në Durrës? A po iu jepet shqiptarëve njësoj tokë, shtëpi, ushqim dhe karburant falas”, lexohet në mesazhin e publikuar nga hakerat në Homeland Justice.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026