Rama: Rritja e kontributit nga pagat, hap drejt përmirësimit të pensioneve

5 Shkurt 2025 | 09:37

Kryeministri Edi Rama theksoi përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sistemin e pensioneve, duke e cilësuar atë si një “plagë” që po mbyllet.

Rama e lidhi këtë situatë me reformën e pensioneve të vitit 2014, e cila, sipas tij, ka sjellë përfitime të dukshme për ata që janë pensionuar pas asaj kohe, ndërkohë që ka krijuar diskriminim për ata që kanë dalë në pension më herët.

Kryeministri nënvizoi se, megjithëse reforma ka sjellë rritje të kontributit nga pagat dhe ka mundësuar dy bonuse për pensionistët, ajo mbetet një proces afatgjatë dhe jo një sprint, duke iu referuar situatës së vitit 2014, kur qeveria mori vendime të dhimbshme për të shmangur kolapsin financiar.

Ai bëri një paralelizëm mes situatës së dikurshme dhe arritjeve të sotme, siç është ulja e çmimit të energjisë që ka ndodhur që nga 1 shkurti, një vendim që është një rezultat i angazhimit të qeverisë për të mbajtur ulur ngarkesën për konsumatorët.

Rama theksoi se përmes një ekonomie të fuqishme, do të mundësohet një përfshirje më e madhe e pensionistëve në shpërndarjen e fryteve të zhvillimit ekonomik dhe do të rritet kapaciteti i fondit të sigurimeve shoqërore.

Ai gjithashtu theksoi se reforma e pensioneve e vitit 2014, e udhëhequr nga ekspertët e Bankës Botërore, është një histori suksesi, por me një mësim të rëndësishëm që;

“Politikat dritëshkurtëra mund të dëmtojnë shtresa të tëra të popullsisë, siç është rasti i pensionistëve të para vitit 2014, të cilët, përveç se kanë pasur të njëjtën periudhë punë dhe kanë kontribuar të njëjtat sigurime, marrin pensione më të ulëta se ata që janë pensionuar pas reformës”, tha Rama.

Pensionistët e rinj, siç përmendi Rama, shpesh fitojnë më shumë se 500 euro në muaj, ndërsa ata që janë pensionuar para vitit 2013, vazhdojnë të marrin pensione shumë më të ulëta.

“Sot mjekë, mësues, ekonomistë, njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension pas 2014 marrin pensione mbi 500 euro, ndërsa kolegët e tyre që kanë dalë në pension para 2013, marrin pensione shumë më të ulëta”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026