Rreth 30 mijë qytetarë do përfitojnë pension më të lartë, ja ligji i miratuar

23 Janar 2025 | 20:18

Rreth 30 mijë qytetarë në vend do të përfitojnë pension më lartë, pasi do t’u njihen vitet e punës pa dokumente. Komisoni i Ligjeve ka miratuar ligjin që prek ish-punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe kooperativave.

Vitet e punës, të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë dokumente, do të njihen për efekt pensioni. Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ndërmarrjet shtetërore e kooperativa nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur ato janë mbyllur.

Olta Manjani, zëvendësministre e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit shpjegoi se, për shkak të problematikave në grumbullimin e dokumentacionit para vitit 1994, periudha të konsiderueshme vjetërsie, nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur, duke sjellë edhe refuzimin e kërkesave për caktim pensioni.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshime ligjore, të cilat prekin rreth 30 mijë individë në të gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026