English

Rama: Shqipëria do të heqë tarifat doganore me Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të heqë tarifat doganore për mallrat që vijnë nga Kosova.

- Advertisement -

Deklaratën, Rama e bëri këtë të dielë pas vizitës që kreu në një fabrikë në Gjakovë.

“Ne jemi në një fazë të avancuar për të hequr plotësisht të gjitha tarifat doganore për të gjitha mallrat që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Janë barriera të panevojshme. Impakti i tyre financiar është më pak i rëndësishëm për ne si shtet, se sa lehtësia që duhet t’i krijojmë të gjithë atyre që eksportojnë drejt Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë.

Rama theksoi se diçka të tillë, Shqipëria e ka bërë në nismën rajonale Ballkani i Hapur dhe do ishte e pakuptimtë që të kishte tarifa për Kosovën.

Ai shpresoi se edhe Kosova do e bënte diçka të tillë, teksa shtoi se qeveria kishte kërkuar më shumë kohë për ta studiuar.

“Shpresojmë që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë reciprokisht, ka kërkuar kohë për ta studiuar. Ta studiojnë, por në të gjitha rastet ne do e bëjmë në mënyrë të njëanshme. Të gjitha mallrat nga Kosova do të vijnë në Shqipëri pa asnjë tarifë doganore”, u shpreh Rama.

Nesër në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Takimi që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?