Rama shtron iftar në Pallatin e Kongreseve: Kjo sofër na afron më shumë me njëri-tjetrin

12 Mars 2026 | 18:31

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e kësaj të enjteje sofrën e iftarit në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Gjatë fjalës së tij nga Pallati i Kongreseve, Rama u shpreh se sofra e iftarit është e vetmja sofër që na afron më shumë me njëri‑tjetrin dhe se argjerimi sipas tij, i mëson njeriut durimin e vetvetes.

“Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Kjo sofër na afron më shumë me njëri-tjetrin. Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe të shpirtit. Argjërimi i mëson njeriut durimin e vetvetes dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit të vetes dhe shpirtit që ka brenda vetes.

Në momentin e uljes në sofrën e iftarit, shënohet fundi i urisë së trupit me ligjin moral brenda qënies së njeriut, përmes bukës së ndarë mes njerëzve.

Njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, me profesione të ndryshme, që luten ose që nuk luten fare, po ulen bashkë, sepse ndryshe nga të gjitha uljet e tjera, kjo e iftarit ka një dritë ku ndërthuren qetësisht drita e jashtme sipër nesh me atë të brendshme të secilit prej nesh.

Në një ditë si kjo, mbledhur në sofrën e një tjetër fundi muaji të Ramazanit, është e pashmangshme përmendja e konfliktit të armiqësive që njerëzit i krijojnë anës së tyre, monopolizojnë të vërtetën dhe anës së tjetrit, duke i lënë frikës nga tjetri vendin e besimit, duke i dhënë identitetit rolin e armës dhe urrejtjes kodet e arsyes. Kështu, rrugët dhe kanalët e komunikimit mes njerëzve kthehen në shtigje sherri dhe vija helmi.

Kjo është thirrja e qetë që mban mbledhur sofrën e Iftarit, ku dyshimi merr vendin e mirëkuptimit, ndryshimi mes nesh bëhet vlerë brenda nesh, dallimet theksohen sepse na bien më shumë në sy, duke thënë se ky argjeron, ky nuk argjëron, ky vjen nga këndej, ky nga andej, por në fund konflikti tretet”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026