Rama s’ka ndikim te elektorati i Turqisë. Brahaj: Erdogan më i fuqishëm në Shqipëri

9 Maj 2023 | 11:44

Gazetari Sokol Brahaj, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili doli hapur në mbështetje të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama nuk ka ndonjë ndikim tek elektorati në Turqi, ndryshe nga Erdogan në Shqipëri.

“Rama nuk ka një elektorat të vetin në Turqi. Rama ka vetëm 3-4 biznesmenë që i ka shokë të vet këtu dhe kaq. Rama nuk është se ka rol tek diaspora shqiptare. Turqia ka qenë gjithmonë pranë nesh, dhe Rama i ka kthyer qokën”- tha ai.

Në të njëjtën ditë me Shqipërinë dhe Turqia zhvillon zgjedhjet presidenciale.

Kreu i qeverisë sonë Edi Rama nëpërmjet një video –mesazhi ka dalë hapur në mbështetje presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai e ka cilësuar Erdogan si një mik i mirë i shqiptarëve në kohë të vështira si tërmeti apo edhe pandemia. Rama shtoi se me presidentin Erdogan në krye, Turqia mbështeti vendin tonë në tërmetin e nëntorit ndërsa njohu dhe Kosovën si shtet i pavarur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026