Rama sulmon SPAK nga Asambleja e PS: Gjyqtarët janë bërë noterë të prokurorëve

11 Shtator 2025 | 11:16

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhje e Asamblesë së PS në Pallatin e Kongreseve se institucionet e drejtësisë së re SPAK dhe GJKKO kanë probleme të mëdha dhe shqetësuese, por kura për këto probleme siç theksoi nuk është kthimi pas.

Sipas kreu të  qeverisë GJKKO ka mbetur nën hijen e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa SPAK ka treguar një sërë shkeljesh në mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

“Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për linçuar në pazare fatin e personave të hetuar janë shenja të sëmundjes së vjetër te drejtësia e re. Sipas meje pikërisht pse kemi hyrë jo me zor po me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur se nuk marrim në mbrojtje këdo qoftë apo të nxjerrim artilerinë tonë ndaj SPAK apo GJKKO edhe kur sipas nesh po bëhet një padrejtësi. Fatkeqësisht për ne si PS dhe fatmirësisht për popullin”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026