Kryeministri Rama do të mbajë sot takimin e dytë me naftëtarët e Ballshit

13 Nëntor 2020 | 11:53

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim me naftëtarët e Ballshit. Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se takimi pritet të mbahet në orën 17:00 në sallën e këshillit bashkiak të qytetit të Fierit.

Ky takimi vjen vetëm pak ditë pasi naftëtarët pranuan ofertën e qeverisë për të marrë një pagesë, e cila siç ka shpjeguar kryeministri, nuk është në vlerën e asistencës sociale, por as të rrogës që ata kanë marrë në rafineri.

Vlera që do të përfitojnë nga marrëveshja e bërë me qeverinë pritet t’ju bëhet me dije naftëtarëve nga kryeministri gjatë takimit të sotëm.

Ndërkohë përpara se të takojë naftëtarët, kryeministri do të zhvillojë aktivitetin “Deputeti që duam”, pranë ambienteve të inceneratorit të Fierit, që kohët e fundit është bërë objekt në debatin e ndezur politik në vend.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha vazhdimisht ka akuzuar kryeministrin Rama se me inceneratorët është duke grabitur paratë e taksapaguesve shqiptarë për t’ua dhënë klientëve të tij.

Teksa i ka cilësuar inceneratorët një aferë të madhe korruptive, kryedemokrati Basha është zotuar se nëse PD vjen në pushtet, do të çojë përpara drejtësisë këdo që është i përfshirë në këtë “grabitje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026