Rama: Të dhënat e shtetit nuk janë burim i listës së patronazhistëve, databaza jonë nuk bazohet në karta identiteti
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Ilva Now’ përballë gazetares Ilva Tare sqaroi çështjen e shumëpërfolur ditët e fundit lidhur me të ashtuquajturit patronazhistë dhe akuzat e artikuluara nga opozita për nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve.
Z. Rama u shpreh se në mënyrë vullnetare gjatë takimit në Elbasan kishte zbuluar numrit e tij të ID për të sjellë mesazhin se qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar për këtë gjë, pasi siç tha numri i ID në kartat tona të identitetit nuk është si në vende të zhvilluar që të çojnë në të dhëna sensitive për personin.
Sipas tij, informacioni i publikuar në media nuk është i PS pasi databaza e tyre nuk bazohet në karta identiteti.
“Çfarë ka dalë është një përzieje e informacioneve që ne kemi disponuar, por që nuk janë të reja, janë të vjetra dhe e informacioneve që janë hedhur aty, dhe ka një arsye se ata që kanë përhapur informacionet në media nuk i përgjigjen organeve ë hetimit për të dorëzuar bazën e të dhënave
Në Shqipëri ka ndodhur në 2009 që e gjithë baza e të dhënave e gjendjes civile ka dalë në internet dhe ka qenë e aksesueshme deri para ca ditësh dhe sot pashë që ka dalë një listë patronazhistësh e PD që ka edhe kartat e identitetit. Pra, kemi të bëjmë me një situatë që të dhënat që disponon shteti nuk janë burimi i kësaj gjurulldie. Nuk janë tonat, janë informacione të bëra çorap. Është një pasqyrë mbi të cilën janë futur duar dhe janë bërë shumë manipulime”, tha kryeministri.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz