Rama: Na duhen bashki sipërmarrëse, partneritet me privatin për të gjeneruar të ardhura
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët e vendit në një takim që po zhvillohet në Golem.
Rama u shpreh se ka ardhur koha që bashkitë të bëhet forcë ndikuese për zhvillimi ekonomik dhe të mund të gjenerojë të ardhura në emër të interesit publik.
Kjo sipas tij mund të arrihet vetëm përmes një partneriteti me sipërmarrjen private çka e bën bashkinë lojtar aktiv të zhvillimit ekonomik dhe përfitues.
“Bashki sipërmarrëse, jemi larg nga krijimi i një force lokale vendore që të mund të marrë pjesë në jetën ekonomike të territorit dhe të bëhet forcë ndikuese për zhvillimi ekonomik dhe të mund që në emër të interesit publik të gjenerojë të ardhura. Jemi në vendin më të ulët në botë ku pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar. Nëse pyeten sa të ardhura i ka sjellë bashkia vetes me veprimtarinë ekonomike shifrat janë qesharake, ndërkohë që hapësira është shumë e madhe për ta bërë bashkinë lojtar aktiv të zhvillimit ekonomik dhe përfitues. Janë krijuar kushtet që të fillojmë të krijomë shtetin sipërmarrës duke u bërë partner me sektorin privat”, tha Rama.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë