Rama tregon çfarë firmosi me Bashën në marrëveshjen e 2017-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrëveshja e firmosur me kreun e Partisë Demokratike në 17 maj të vitit 2017.
I pranishëm në studion e “Ilva Now”, z. Rama tha se kanë firmosur një dakordësi mes tyre për të punuar së bashku pa cenuar identitetin e partive të cilët ata përfaqësojnë.
Ky mirëkuptim i firmosur para katër vitesh për z. Rama nuk u respektua nga kreu i Partisë Demokratike.
“Jo për bashkëqeverisje jo, por për bashkëpunim po, sepse Basha ra pre e tundimit për të marrë rrugën më të thjeshtë, rrugën e konfliktit duke u përpjekur të tregojë se është lider i fortë. Bashkëpunimi që ne ramë dakord, është edhe i shkruar, ka qenë i lidhur me mënyrën si opozita dhe qeveria mund të punojnë së bashku pa cenuar aspak rolin dhe identitetin e tyre dhe ajo që i kam kërkuar Bashës ka qenë që së pari çështjet e brendshme mes partive të mos diskutohen”, tha Basha.
Po ashtu, ai thotë se ishin pajtuar se në situata të vështira pozita dhe opozita duhet të bashkëpunonin me njëra-tjetrën, duke bërë njëkohësisht edhe mbrojtjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Në anglisht të dyja palët të jenë avokatët e Shqipërisë dhe të mos e bëjnë Shqipërinë copë. Për problemet e rëndësishme, kryetari i qeverisë dhe i opozitës komunikojmë. Nëse PS nuk fiton kjo ftesa nuk ka asnjë vlerë. Këtë ftesë e bëj se Shqipëria ka nevojë të shkojë në një hap tjetër”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz