Rama: Veprat dhe dorëshkrimeve e Kadaresë do të ruhen në Arkivin e Shtetit

22 Gusht 2024 | 10:46

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se fondi i veprimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Arkivit të Shtetit.

Rama bën me dije se familjarët e shkrimtarit të ndjerë kanë dorëzuar të gjithë koleksionin e e tij letrar, plus dorëshkrimet e pabotuara.

Sipas kryeministrit i gjithë koleksioni i dorëzuar do të restaurohet dhe digjitalizohet nga ana e Arkivit të Shtetit.

“Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkroi Rama në facebook.

Kujtojmë se Kadare ndërroi jetë më 1 Korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, pas komplikacioneve shëndetësore.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026