Rama zbulon vizitën e panjohur të nobelistes Ernaux në Shqipërinë komuniste
Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Luan Rama zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, se fituesja e Nobelit për Letërsi për 2022, Annie Ernaux ka vizituar Shqipërinë në periudhën komuniste.
Rama tregoi se si kishte mundur t’i binte në dorë një filmim i nobelistes e cila në vitet 7’0 kishte ndërmarrë një udhëtim nëpër botë, për t’u ndalur edhe në Shqipëri.
Studiuesi dhe ish-diplomati zbuloi se Ernaux ishte magjepsur pas vendit të vogël të shkëputur nga bota, ku kishte mundur të ndiente menjëherë izolimin.
“Vizita e saj ishte filmuar dhe është interesante magjepsja e saj ndaj Shqipërisë që ishte si një botë më vete, ku njerëzit lëviznin ende me biçikletat kineze. Perceptimi i përgjithshëm për turistët e kohës kur vinin në Rinas, ishte se Shqipëria ishte e izoluar. Erno tregon se si u detyruan të hiqnin pantallonat e tyre t’i fusnin në çantë dhe të vishnin fustanet e gjata. Asaj i bënte përshtypje ai vend ku betoni nuk kishte hyrë akoma dhe njerëzit jetoni shumë thjeshtë, por ndjeu menjëherë që vendi ishte i izoluar”, tregoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun