Ramush Haradinaj mohon kandidimin për President në Shqipëri
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përjashton mundësinë që të jetë një nga kandidatët e mundshëm për t’u zgjedhur Presidenti i Shqipërisë.
Haradinaj e cilëson ‘shpifje’ lajmin se ai është një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Ilir Metën në përfundim të mandatit.
“Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit”, shprehet Haradinaj.
Aludimet për një kandidim të mundshëm të Haradinajt për president në Shqipëri, janë nxitur nga vizita e fundit e tij në Tiranë si dhe fakti që mban nënshtetësinë shqiptare.
Haradinaj, tre ditë më parë, gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama me të cilët deri para pak kohësh kishte një marrëdhënie të tensionuar.
Përplasjet e tyre nisën për shkak të qëndrimeve të kundërta publike. Madje Rama e paditi Haradinajn për shpifje në janar 2020, në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, por më pas e tërhoqi padinë.
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dy herë kryeministër i Kosovës në periudhën dhjetor 2004 – mars 2005 dhe shtator 2017 – shkurt 2020.
Kreu i AAK-së para nisjes së negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë në prill të vitit 2021, Haradinaj shpalli ambicien për këtë post.
Haradinaj hoqi dorë për shkak se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk negociuan për një president me pretendimin se i kishin votat për të zgjedhur Osmanin në krye të shtetit të Kosovës.
Vjosa Osmani u zgjodh Presidente nga Kuvendi i Kosovës me 71 vota me ndihmën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta