Raportet me Sali Berishën, ministri Sandër Lleshaj i zbulon në “Ilva Now”
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga studioja e “Ilva Now” në Euronews Albania ka treguar për herë të parë marrëdhëniet që ka me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Ai u shpreh se ka miq nga të gjitha qytetet e vendit, por për Berishën shtoi se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie direkte.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti ministrin se si i komenton denoncimet e ish-liderit historik të PD-së në “Facebook” në lidhje më çështje të ndryshme në vend, për këtë z. Lleshaj ndau këtë mendim:
“Nuk kam humbur asnjë mik nga Tropoja, por unë kam miq nga e gjithë Shqipëria. Jo se kam pasur mik (Sali Berishën). Nuk kam pasur marrëdhënie direkte kurrë me Berishën. I ndjek me shpërfillje. Atë meriton, lodhet, harxhon energjitë e tij për të nxirë diçka se nuk mund të nxihet, prandaj them se duhet të shpërfillet. Një shqetësim i atij nuk më ve në lëvizje, por përkundrazi”, tha ai.
Ministri gjithashtu foli për ekstraktin përfundimtar të listave zgjedhore, ndërkohë shtoi se ky proces po shkon drejt përfundimit.
“Ky është një proces që është në fazën e përfundimit, ka ankesa, por ky është përjashtim dhe jo rregull. Ligji kërkon gjobë, sepse është detyrë e çdo qytetari”, tha ai.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në gropën 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë