Raporti i BERZH për ekonominë shqiptare: Për vitin 2025 pritet të ketë rritje 3,7 %
Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike në 3,7 % për vitin 2025. Ky është parashikimi më i fundit i raportit të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, për rajonin e Ballkanit, që i qëndron të njëjtit tregues, të parashikuar në shkurt 2024.
Sipas BERZH, rritja ekonomike ishte 3,9% në vitin 2024, ndikuar nga sektorë të tillë si turizmi, shërbimet dhe ndërtimi, e po ashtu edhe nga konsumi privat e inestimet publike.
BERZH vëren se, vazhdimi i reformave strukturore, një angazhim i fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe potenciali për të marrë më shumë fonde dhe financime nga ky i fundit, do të jenë një kah mbështetës i rritjes ekonomike për vitin 2025.
Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, rritja ekonomike qëndroi rreth të njëjtit nivel si në vitin 2023, në 3,5%, për shkak të kërkesës së jashtme të dobët nga partneri tregtar më i rëndësishëm i rajonit, Bashkimi Evropian.
Turizmi ka qëndruar i fortë, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë (përfshirë vizitat e diasporës nga Evropa Perëndimore), dhe në një masë më të vogël në Mal të Zi. Parashikohet që ekonomia e rajonit të rritet 3,6%, në vitin 2026, thekson raporti i BERZH.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit