Raporti i CRCA, Hazizaj: 1 në 10 fëmijë janë dhunuar ose ngacmuar seksualisht
1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka përjetuar një formë të dhunës dhe ngacmimit seksual shumë prej tyre nuk e raportojë si pasojë e frikës dhe paragjykimit. Raportimi vjen nga CRCA, në Ditën Botërore për Parandalimin e Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve.
“Europa po përballet me një krizë abuzimi seksual të fëmijëve. Të dhënat në dispozicion tregojnë se rreth 1 në 5 fëmijë në Evropë kanë përjetuar një formë të dhunës seksuale. Në Shqipëri, 1 në 10 fëmijë ka përjetuar një formë të dhunës dhe ngacmimit seksual, të paktën një herë në jetën e tij, saj. Kjo do të thotë se të paktën 60,000 fëmijë dhe adoleshentë në vend janë viktima të dhunës seksuale online dhe offline”,-tha Altin Hazizaj nga CRCA
Raportet tregojnë se fëmijët preken nga ky fenomen, duke u përballur me abuzime në mjedise të ndryshme që nga familja, shkolla, komuniteti ku jetojnë, mediat sociale dhe platformat e lojërave e deri te mjediset institucionale. Në internet, shkalla, ashpërsia e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve kanë dalin jashtë kontrollit.
“Më shumë se gjysma e të rinjve raportojnë se kanë përjetuar një formë të dhunës seksuale online në fëmijërinë e tyre. Më shumë se 100 milionë imazhe ose video të fëmijëve që dhunoheshin seksualisht u gjetën në internet vitin e kaluar, dhe kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. 98% e këtyre imazheve tregojnë fëmijë nën 13 vjeç”,-u shpreh Hazizaj.
Një koalicion prej 77 organizatash që punojnë në të drejtën e fëmijëve, i kanë bërë thirrje urgjente Parlamenteve në të gjitha vendet europiane dhe në BE që të miratojnë ligje kritike për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, online dhe offline. Sa i takon Shqipërisë, Kuvendi disponon që prej muajit Shkurt propozimin e CRCA për ndryshime në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta