Mbi 38 mijë vepra penale në 2025, më shumë përndjekje dhe dhunë, më pak vjedhje

27 Prill 2026 | 17:00

Niveli i kriminalitetit është rritur ndjeshëm në vitin 2025. Të dhënat që ka mbledhur INSTAT,  flasin për 38,345 vepra penale, me rritje vjetore 17%, duke sinjalizuar një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe një presion më të madh mbi sistemin e drejtësisë.

Në të njëjtën linjë, është rritur edhe numri i autorëve të dyshuar, që arriti në 45,334 persona, ndërsa numri i personave të dëmtuar ishte 19,145.

Sipas gjinisë, meshkujt dominojnë me 93% të autorësisë në kryerjen e veprave penale, me përqendrim të theksuar në grupmoshën 30-44 vjeç.

Në ndarjen e krimeve, rritjen më të fortë e shënojnë “përndjekjet”, me një zgjerim prej 69%, duke reflektuar rritje të dhunës fizike dhe psikologjike.

Po ashtu, rritja vërehet edhe te krimet në fushën e drogës dhe trafikimin e armëve, duke treguar një intensifikim të kriminalitetit me rrezikshmëri të lartë dhe lidhje të mundshme me aktivitetet e organizuara.

Nga ana tjetër, disa kategori kanë shënuar rënie të ndjeshme. Vjedhjet me dhunë dhe krimet kibernetike kanë rënë me rreth 20%, ndërsa korrupsioni ka shënuar një ulje 9%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026