Raporti i OKB, parashikohet përgjysmim i lindjeve në Shqipëri deri në 2054
Lindjet në Shqipëri kanë ardhur në rënie të vazhdueshme nga një vit në tjetrin.
Por Kombet e Bashkuara parashikojnë që ky trend rënës të vijojë dhe në 30 vitet e ardhshme. Sipas projeksioneve të tyre, lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet përgjatë periudhës 2024-2054.
OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024, në Shqipëri lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 parashikohet të lindin rreth 10-11 mije bebe në vit.
Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë në moshë lindjeje dhe e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja.
Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.
Sipas Eurostat, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën.
Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht