Bien lindjet në Shqipëri/ Eurostat e rendit vendin tonë pas Spanjës e Maltës

7 Mars 2024 | 16:16

Shqipëria po përkeqëson renditjen e saj në Europë sa i takon treguesit të lindshmërisë për grua.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2022 tregojnë se vendi ynë kishte treguesin më të ulët të fertilitetit për grua, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën.

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi I stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021.

Kjo do të thotë se nga 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021.

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Në Europë edhe në vitin 2022 kryesoi Franca  me indeksin më të lartë të fertilitetit 1.79 fëmijë për grua pasuar nga Rumania me 1.71 fëmijë për grua dhe Bullgaria 1.65 fëmijë për grua.  Në Rajon Serbia renditet më mirë në këtë tregues me 1.59 fëmijë për grua, ndonëse ky vend ka një popullsi më të plakur se Shqipëri ka një perspektive demografike më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026