“Baron i drogës” ekstradohet në Shqipëri. Gëzim Çela pritet të dalë para Gjykatës

7 Mars 2024 | 13:14

Gëzim Çela pritet të dalë brenda pak ditësh para Gjykatës se Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur në mungesë.

Ai u ekstradua këtë të enjte me dëshirën e tij, nga Kosova për në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet i shumëkërkuari G. Ç., i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi në Ferizaj, Kosovë dhe ekstradimi i 56-vjeçarit, në Shqipëri, rezultate të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës, Policisë së Kosovës dhe ILECU-t.

Si rezultat i partneritetit të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe me veprime operacionale të përbashkëra, mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, paraditen e sotme, u bë i mundur ekstradimi në vendin tonë, i shtetasit të shumëkërkuar G. Ç., 56 vjeç, lindur në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. Ç. u arrestua më 08.12.2023, në Ferizaj, Kosovë, si rezultat i operacionit të përbashkët të koduar “Fundi i trishtë”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026