Raporti: Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra ushtarë Rusisë për luftën në Ukrainë

18 Tetor 2024 | 12:53

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka gjetur se Koreja e Veriut ia ka dërguar Rusisë 12.000 trupa, përfshirë forca speciale, për ta ndihmuar në luftë kundër Ukrainës, u raportua të premten.

Agjencia e lajmeve Yonhap e citoi Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut duke thënë se katër brigada të ushtarëve të Veriut janë nisur drejt Rusisë tashmë.

Edhe media të tjera koreano-jugore raportuan ngjashëm.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Koresë së Veriut në një luftë të huaj.

Koreja e Veriut i ka 1.2 milionë ushtarë, pra njërën prej ushtrive më të mëdha në botë, por i mungon përvojë në luftë të vërtetë.

Shumë ekspertë e vënë në dyshim nëse trupat e Koresë së Veriut mund ta ndihmojnë Rusinë, duke përmendur pajisjet e prapambetura të Veriut dhe mungesën e përvojës në fushëbeteja.

Ekspertët gjithashtu thonë se Koresë së Veriut i është premtuar nga Rusia mbështetje sigurie karshi konfrontimeve të ashpra me SHBA-në dhe Korenë e Jugut për shkak të avancimit të programit të saj bërthamor.

Gjatë një takimi në Phenian në qershor, lideri koreano-verior Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje që parashikon ndihmë të ndërsjellë ushtarake nëse ndonjëra nga vendet sulmohet.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare nuk e konfirmoi menjëherë raportin, por zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha në një deklaratë se presidenti Yoon Suk Yeol kishte kryesuar një takim emergjent më herët të premten për të diskutuar për trupat e dërguar në Ukrainë nga Koreja e Veriut.

Në njoftim thuhej se pjesëmarrësit e takimit ranë dakord se dërgimi i trupave të Koresë së Veriut paraqet një kërcënim të rëndë për sigurinë e Koresë së Jugut dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Por, zyra presidenciale nuk dha hollësi të tjera se kur dhe sa ushtarë koreano-veriorë janë dërguar në Ukrainë dhe çfarë rolesh pritet të kenë ata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026