Raportohen probleme në centralin bërthamor në Iran
Një problem elektrik u raportua ditën e shtunë në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani inauguroi centrifugat e reja më të avancuara, që pasurojnë më shpejt uraniumin.
Incidenti në Natanz vjen në kohën kur ka përpjekje për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive bërthamore, tri vjet pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja. Trump më pas vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.
Kjo marrëveshje mundësonte lehtësimin e sanksioneve ekonomike në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit, si dhe lejimin që inspektorët ndërkombëtarë të vëzhgonin nga afër punën në uzinat në Iran.
Më herët gjatë javës, në Vjenë të Austrisë nisën bisedimet që kanë për qëllim që ta rikthejnë SHBA-në në marrëveshjen bërthamore si dhe që Irani të respektojë kushtet e vendosura nga Bashkimi europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta